Bebe Rexha kërkon të martohet

0

 

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja ka sjell disa projekte muzikore gjatë vitit që lamë pas vetes dhe ka mbajtur disa koncerte.

Bukuroshja jonë ka kohë që nuk e ka përjetuar ndjenjën e dashurisë dhe disa herë e ka cek se nuk ka mundur ta gjej një të dashur të përkryer.

Por, duket se këtë vit biondina ka vendosur që ta gjej mashkullin e ëndrrave dhe dëshiron që shpejt ta ketë në krah.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!”, shkruan ajo në llogarinë personale në Twitter.

Rexha ditë më parë kishte zbuluar se martesë i kishte ofruar një burrë i martuar që e kishte refuzuar pa menduar dy herë.

Ndryshe, Bebe në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptar.

PËRGJIGJU