7.6 C
Gjilani
Tuesday, June 25, 2019
Nga 400 milionë euro bien në 100 milionë investimet e huaja në...

Nga 400 milionë euro bien në 100 milionë investimet e huaja në Kosovë

0

 

Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit. Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin 2013, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, bilanci i IHD-ve në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016 Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët.

Investimet e huaja në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 përqind krahasuar me vitin 2016.

Ndërsa vit i keq për investime është cilësuar viti 2018, me një vlerë prej 121.9 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 43.0 përqind.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosocës (OEK) thotë  për KosovaPress se ka rënie të investimeve të huaja direkte dhe është  tregues jashtëzakonisht negative, përderisa në vendet e  rajonit ka zhvillime shumë më pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte.

Kryetari Rukiqi përveç kësaj ka thënë se edhe cilësia e investimeve të huaja nuk janë cilësore.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se janë përgjysmuar investimet për shkak të mungesë së ofertës së mirëfilltë dhe mungesës së një ligji efikas për të investuar në Kosovë.

Edhe ato investime të pakta, sipas Krasniqit, shumica janë nga bashkatdhetarët që kanë investime në patundshmëri dhe jo në ndërmarrje; fabrika apo prodhim.

Krasniqi ka marr shembull Maqedoninë, e cila sipas tij, për çdo muaj ka nga dy, tre, katër dhe pesë investitorë, ngaqë ka një ligj të përshtatshëm, ndërsa në Kosovë jo.

”Shkaqet kryesore janë mungesa e ofertës. Kosova ende nuk ka arrit me bërë një ofertë serioze për investitorë qoftë vendorë dhe të huaj. Para dy vitesh është miratuar nga qeveria dhe kuvendi ligji për investime strategjike dhe fatkeqësisht kemi vetëm 11 oferta për këtë vit dhe asnjë e përfunduar. Pra, Kosova nuk ka arrit asnjë investitorë ta sjell përmes Ligjit për Investime Strategjike. Dhe kjo ka ndikuar që investimet në Kosovë të ulën nga rreth 400 milionë euro që kanë qenë në vitin 2010, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë më pak se 100 milionë euro investime”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala thotë se thithja e investimeve të huaja do të jetë njëri nga prioritetet e rëndësishme gjatë vitit 2019.

PËRGJIGJU

-->