2019-ta shpresë për rimëkëmbjen e “Trepçës”

0

 

Vitin 2018 Qeveria e Kosovës e pati shpallur si vit të kompleksit metalurgjik “Trepça”, por që nuk arriti të vë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të zgjidhë problemet më të cilat po përballet ndërmarrja.

Autoritetet në Kosovë thonë se 2019-ta do të jetë vit kur do të fillohet me zhvillimin dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes “Trepça”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se “Trepça” gjatë vitit 2018 është përballur me sfida të shumta.Sipas tij, disa prej çështjeve që kanë filluar të zgjidhen pritet të finalizohen gjatë këtij viti.

“Në vitin 2019 presim që në tre muajit e parë të regjistrohet ‘Trepça’ si shoqëri aksinore dhe të punësohet menaxhmenti. Pastaj në tremujorin e dytë të kemi edhe verifikim të rezervave në e dimë sa ka, por janë të viteve të 70-ta, kjo na duhet në mënyrë që investitorët e huaj të dinë saktësisht se çfarë rezerva ka ‘Trepça’. Pastaj gjatë vitit të punohet në promovimin e ‘Trepçës’ dhe një plan të inkuadrimit të kapitalit privat në zhvillimin e ‘Trepçës’ në rritjen e kapaciteteve përpunuese, rritjen e eksporteve dhe me mundësi që në të ardhmen të kemi edhe përpunimin e brendshëm të atyre minerale, pasi që kjo kërkon njohuri dhe investime mjaft të mëdha që duhet të bëhen”, thotë Lluka.

PËRGJIGJU