Shefi i kabinetit dhe zëdhënësi i kryetarit të Komunës së Preshevës patën dy takime të rëndësishme në Tiranë

0

 

Sot shefi i kabinetit dhe zëdhënësi i kryetarit të Komunës së Preshevës patën dy takime të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Tiranë.

Takimi i parë ishte në zyrën e shefes së kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Znj. Anuela Ristani, ku u diskutua projekti i parkut të madh të qytetit të Preshevës. Bashkia e Tiranës ka parashikuar në buxhetin e vitit 2019 mjete për të participuar në ndërtimin e këtij parku, ku projekti në fjalë pritet të realizohet shumë shpejt.

Takimi i dytë ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në zyrën e sekretarit të përgjithëshëm Z. Gazmend Barbullushi. Në këtë takim u diskutua rreth çështjes së projekteve që do aplikoj Komuna e Preshevës në Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës të kalojnë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, gjë që do të lehtësojë transferin e mjeteve financiare nga këto 2 shtete për në Komunën e Preshevës./presheva.com/

PËRGJIGJU