Mustafa: S’pranojmë asgjë më pak se komplet luginën pjesë të Kosovës

0

 

Lugina e Preshevës nuk do të pranojë asgjë më pak se bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën, në dialogun me Serbinë.

Këtë qëndrim e ka bërë të qartë në IMAZH të RTK-së, Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. “ Nuk pranojmë që disa fshatra të luginës të bëhen pjesë e Kosovës e pjesa tjetër e luginës të mbetet nën Serbi”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij meqë Serbia kërkon majën e Panqiqit, atëherë Kosova duhet të kërkojë si ekujvalencë komplet luginën përfshirë edhe qendren stervitore të forcave sepciale ndërkombëtare.

Ai është shprehur optimist se Lugina do të jetë pjesë e këtij dialogu, dhe sipas tij, Presheva, Mendvegja e Bujanoci me komplet terësinë e tyre teritoriale, do të bëhen pjesë e Kosovës. Mustafa, tha se ende nuk kanë marë përgjigje në letrën që I kanë shkruar delegacionit shtetëror të Kosovës dhe Mogherinit, por pret që në platformën e bisedimeve Lugina të përfshihet në të.

 

Autor: RTKlive

PËRGJIGJU