Ahmeti: Brenda muajit policët do të pajisen me armë të gjata

0

Një numër i patrullave të policisë së Kosovës shumë shpejt do të pajisen me armë të gjata.

Në këtë mënyrë po tentohet që të rritet siguria përballë numrit të madh të grabitjeve të armatosura.

“Brenda muajit një numër e patrullave të policisë do të pajisen me armë të gjata”, tha Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës në Pressing në T7.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të informojnë policinë për çdo lëvizje të dyshimtë që mund të vërejnë.

 

PËRGJIGJU