Berisha dhe Durmishi lënë prapa lëndimet

0

 

Mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Riza Durmishi kanë kuruar lëndimet.

Të dy futbollistët shqiptarë të hënën kanë stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve të Lazios.

“Lajm shumë i mirë për Simone Inzaghin që të hënën kanë stërvitur edhe dy lojtarët Valon Berisha dhe Riza Durmishi. Të dy lojtarët kanë qëndruar jashtë fushës për shumë ndeshje, por shpresojnë të gjejnë hapësirë më të madhe në vitin 2019”, shkruan “fantagazzetta.com”.

Berisha për Lazion ka luajtur vetëm pesë ndeshje kampionale, kurse Durmishi tri ndeshje.

PËRGJIGJU