Marrëveshje me MZHE për të ndihmuar shkollat në Pozheran e Viti

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar, sot, një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) të Republikës së Kosovës, me të cilën parashihet realizimi i projektit “Furnizimi me pajisje të teknologjisë së informacionit për shkollat e mesme-Qendrat Kreative”, konkretisht për Shkollën e Mesme të Lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran dhe të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, të cilat pos pajisjeve teknologjike do të pranojnë edhe inventar i cili do të jetë në interes të nxënësve që ndjekin mësimet në shkollat profesionale.

Sipas kësaj marrëveshje komunës së Vitisë, do të iu bëhet transferi i pasurisë jo-financiare, përkatësisht të pajisjeve teknologjike dhe inventar në shumën prej më shumë se 18 mijë euro për këto dy shkolla të mesme.

Përndryshe, bëhet me dije, se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i kushteve të punës në institucionet arsimore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, për këtë projekt dhe potencoi se nga kjo do të përfitojnë nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat e mesme në Pozheran e Viti./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU