Dy gjigantë evropianë e duan Donis Avdijajn

0

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës mund të largohet nga Holanda gjatë këtij muaji

Donis Avdijaj është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Arsenali dhe Juventusi ia kanë mësyrë futbollistit kosovar, i cili aktualisht luan në ekipin holandez, Willem II.

Mediat holandeze kanë shkruar sot se klubi anglez dhe ai italian do të tentojnë ta bëjnë të vetin përfaqësuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit.

22 vjeç֛ari e riktheu formën pas transferimit nga Schalke në Holandë.

Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez.

Avdijaj ka qenë edhe më produktiv në Kupën e Holandës ku ka realizuar 4 gola në vetëm 3 ndeshje.

Ai kishte paraqitje të shkëlqyeshme me të rinjtë e Schalkes, me të cilët kishte realizuar 59 gola në 53 ndeshje.

Si rezultat, klubi gjerman e kishte vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës për të me një shifër të konsiderueshme, 50 milionë euro. /Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU