Sadiku: Duam Europianin, kam uri për gola kuqezi

0

 

Armando Sadiku është në garë me kohën për të afruar sa më shpejt rikthimin e tij në fushën e lojës dhe për të harruar dëmtimin e gjatë që për pesë muaj e ka mbajtur larg skuadrës dhe golit. Në fillim të muajit shkurt mendohet që Sadiku të jetë i gatshëm për skuadrën me dëshirën e madhe për qenë në formën e duhur.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, bomberi shqiptar komenton edhe mundësinë e lëvizjes së tij në merkaton e janarit apo bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit të Levantes, situatën në Kombëtare, shanset për në Europian si dhe Ligën e Kombeve ku kuqezinjtë nuk realizuan objektivat. Sadiku jep një vlerësim edhe për Kategorinë Superiore apo edhe të Parën, ku luan edhe i vëllai. Në fund, ka edhe një premtim: “Do rikthehem me Kombëtaren që në ndeshjen e parë kundër Turqisë më 22 mars”, deklaron Armando Sadiku për gazetën.

Sa i gatshëm do të jetë golashënuesi Sadiku për të ndihmuar Kombëtaren të ketë vend në Europian?

Besoj shumë se do të rikthehem te skuadra kombëtare që në ndeshjen e parë në grup, atë përballë Turqisë më 2 mars që do zhvillohet në Elbasan. Kam shumë uri për lojën dhe golat me fanellën kuqezi.

PËRGJIGJU