Promovohet libri “Karolësit e Dardanisë” i autorit Gani Mehmetaj

0

 

Sot do të bëhet promovimi i romanit të Gani Mehmetajt “Kalorësit e Dardanisë”. Promovimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në orën 12:00.

Mehmetaj fillimisht sqaroi se, romani “Kalorësit e Dardanisë” përfshinë një periudhë të antikës së vonshme dhe të mesjetës së hershme. “Jam inspiruar nga të dhënat arkeologjike, nga shkrimet e shumta që kam lexuar për këtë periudhë, nga autor tanë dhe të huaj. Një tjetër inspirim vjen edhe nga puna në terren me arkeolog, ku kam hulumtuar një pjese të arkeologjisë nga Dardania antike e cila më ka inspiruar shumë, sidomos disa kështjella të asaj kohe”, tha Mehmetaj në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Është fatkeqësi që nuk ka më shumë shkrime, apo fare pak për këtë periudhë, periudhë kjo që tregon se dikur kishim një traditë, thotë Mehmetaj, për këtë periudhë, sipas tij, më shumë kanë shkruar autorët e huaj të cilët madje kanë bërë edhe filma për këtë.

Mehmetaj tha se krahas leximit të fragmenteve nga romani, do të intonohet himni i Niketë Dardanit “Të deum laudamus”. Për romanin “Kalorësit e Dardanisë ” do të flasin Femi Cakolli, studiues i letërsisë dhe Prend Buzhala, shkrimtar e kritik letrar.

Promovimi është i hapur dhe bëhet në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në orën 12:00.

PËRGJIGJU