Talenti shqiptar i rritur te Juventusi transferohet në Dinamo

0

 

Nga të rinjtë e Juventusit te “rivali” Torino dhe eksperienca sllovene, për të përfunduar në Kroaci, te skuadra më prestigjioze, Dinamo Zagreb.

Eshtë ky “udhëtimi” i sulmuesit shqiptar të krahut, Francesco Tahiraj, që ditën e sotme ka kryer edhe vizitat mjekësore me gjigantët kroatë, duke firmosur për tre vitet e ardhshme një kontratë të rëndësishme.

Dy sezonet e fundit Tahiraj ka luajtur në kampionatin slloven, te Zavrc dhe Aluminj, ndërsa tashmë është gati për hapin gjigant. Plot nëntë gola të realizuar në Slloveni, në 18 ndeshje të zhvilluara. Tahiraj nuk është marrë kurrë në konsideratë nga Panuçi, ndërsa ka qenë pjesë e moshave U-19, por vetëm 4 vite më parë.

Shqiptari ka lindur në Torino dhe është vetëm 22 vjeç, ndërsa kohët e fundit e kanë kërkuar shumë klube, përfshirë Hajduk Split në Kroaci.

PËRGJIGJU