Lavdia, respekti dhe pavdekësia u takon të gjithë heronjve

0

 

Sot e 35 vjet më parë heroi Rexhep Mala kishte vetëm 33 vjet, ndërsa heroi Nuhi Berisha kishte vetëm 23 vjet, kur ranë në luftë me një makineri të tërë policore e luftarake ish Jugosllave për lirinë e këtij Dheu.

Ishte po një dimër i tillë vetëm më i acartë. Ata në ditën e pavdekësisë së tyre ishin vetëm dy, por ata gjeneruan dhjetëra, qindra e mijëra në vazhdim. Ishin lulet e vazhdimësisë së gjakimit të lirisë.

Sa hije u kishin sot kapelat e bardha! Edhe Rexhepit edhe Nuhiut, edhe Agimit edhe Pajës e Albanit. Ata vet i kishin vënë dhe sikur na pyesnin ne të tjerëve po ju a i mbani ende?

S’po përmend pyetjet tjera më të vështira që do të na kishin bërë, sikur ne të rrinim më gjatë e t’i dëgjonim, sigurisht do të kishte edhe qortime …

Lavdia, respekti dhe pavdekësia u takon të gjithë heronjve, e për ne borxhi edhe më tutje do të mbetet i pashlyer deri sa të bëhemi vdekatarë.

Lavdi jetës dhe veprës së të gjithë heronjve e dëshmorëve të Lirisë !/Nevzad Isufi/

PËRGJIGJU