Nuk është koha për t’u zënë mes vete e as për të larë hesape!

0

 

Albena Reshitaj

Nuk është koha për të nxjerr mllefe e për t’u përqarë mes vete.Të gjitha betejat që kem humbur epilog kanë pas dobësinë e përqarjes tonē. Nuk është koha për t’u zënë mes vete e as për të larë hesape!

Tani kur filluan edhe më hapur të nxisin përqarjen mes shqiptarëve duke aktivizuar gjuhën e akterëve që vunë vetë anmiqtë tanë në pozita kyqe për të arritur qëllime.

Vendi ynë ka nevojë më shumē se kurrë keto ditë acaresh e furtunash të jemi ne, bijtë e saj bashkë.

Të shtrëngojmë duart për t’i dhënë fuqi edhe atij më të dobëtit, t’i japim forcë njëri tjetrit që të mos lejojmë të arrinë të përdorin kaq shumë dobësitë e disa njerëzve tanë për t’i kthyer kaq shumë kundër vetes e kundër popullit të vet.

Të jemi bashkë për të ndezur shpresë në zemrën e secilit nga ne, për të tejkaluar edhe këto sfida.

PËRGJIGJU