Presheva drejt një krize të re politike

0

 

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka humbur shumicën qeverisëse në kuvendin komunal të kësaj komune, pas largimit të një këshilltareje komunale nga partia e tij (Alternativa për Ndryshim – APN).

Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

“Ju njoftoj që unë Fetanete Mehmed,  këshilltare e kuvendit komunal angazhimin tim politik në këtë institucion prej sot do ta vazhdojë si këshilltare e pavarur duke ndërprerë bashkëpunimin politik me Alternativën për Ndryshim”, thuhet në letrën e këshilltares Mehmedi.

Ajo këtë largim e ka arsyetuar se qeverisja aktuale ka dështuar në realizimin e zhvillimit të komunës dhe pritshmërie.
Partnerët e koalicionit qeverisës në këtë Komunë( APN, Lëvizja për Reforma- PDSH dhe dy këshilltarët serbë) kanë 19 këshilltarë, po aq sa ka edhe opozita në këtë Komunë. Nëse i largohet edhe një këshilltar këtij koalicioni, atëherë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, rrezikon të shkarkohet. /Rtk-Zëri/

PËRGJIGJU