Preshevacom me studio edhe në komunën e Bujanocit

0

 

Preshevacom ka bërë shtrirjen e sajë mediale edhe në komunën e Bujanocit duke siguruar studion informative.

Korrespodenti jonë në Bujanoc, Mukarrem Ahmeti tani e tutje do të përcjell të gjitha aktualitetet dhe ngjarjet që janë në interes të opinionit publik.

Lusim qytetarët e Bujanocit me rrethinë që të jenë bashkëpunues me korrespodentin tonë dhe të ofrojnë informacione e të dhëna që vlerësohen për publikim. Stafi i portalit preshevacom i shpreh mirëseardhje kolegut Mukarrem Ahmetit duke shpresuar që kjo shtëpi mediale në të ardhmen do të bëjë shtrirjen e studiove edhe në vende të tjera të banuara me shqiptarë./presheva.com/

PËRGJIGJU