Rastet sociale në komunën e Bujanocit gjithnjë e në rritje

0

 

Qendra për Punë Sociale në komunë të Bujaocit vitin që e lam pas i ka patur duart përplotë me raste sociale nga fusha të ndryshme, sikurse raste me kushte të vështira ekonomike, raste të personave me aftësi të kufizuar, dhunë në familje por edhe rastet më të ndjeshme që janë, strehimi i fëmijëve nëpër familjet strehuese e që kërkonë një angazhim shum të veçantë.

Sipas drejtorit të kësaj qendre Njijazi Ahmetit, një person që me shum maturi dhe profesionalizëm e drejton këtë qendër, vetëm vitin e kaluar mbi 4 mijë raste ka shyrtuar Qendra për Punë Sociale, por edhe ky vit sipas tij nuk ka nisur mir sa i përket rasteve, vetëm në gjysmën e janarit të këtij viti rreth 120 kërkesa janë drejtuar në adresë të Qendrës për asistencë sociale. Sipas Ahmetit deri më 31 Dhjetorë nga kjo qendër rreth 1200 famije kanë marrë asistencë sociale.

Ai thotë se numri i rasteve sociale është gjithnjë në rritje, kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike që po mbretërojnë, sepse nuk është e lehte që një person ti drejtohet Qendrës për ndihmë sociale. Edhe rastet e dhunës në familje nuk kanë ngelur mbrapa, sipas drejtorit të Qendrës janë gjithnjë e në rritje. Qendra për Punë Sociale në kuadër të sajë ka edhe veprimtarinë e strehimit të fëmijëve pa përkujdesje prindërore nëpër familjet strehuese. Për momentin kjo Qendër ka 9 familje strehuese ku janë të vendosur gjithsej 11 fëmijë, në tri komuna të Sërbisë, në Bujanoc, Zhitoradë dhe Varvarin. Sipas drejtorit Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka arritur një kërkesë për strehimin e dy fëmijëve, për të cilët është kujdesur Qendra, dhe sot në orët e mëngjesit dy fëmijët të cilët me kërkesë të prindërve janë larguar nga shtëpia, janë vendosur në një familje strehuese. Këto raste drejtori Ahmeti i përshkruan shumë emocionale, por ekipi professional që ka Qendra i kryen me përkujdesje të madhe, ngase nuk është e lehtë që prindërit të ndahen nga fëmijët dhe të njetit ti vendosin në familje strehuese.(presheva.com)

PËRGJIGJU