SBASHK-u del me qëndrim: Greva vazhdon edhe ditët në vijim

0

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk e ka pranuar ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave, të cilën ua ka ofruar në takimin e mbajtur sonte në mbrëmje. SBASHK-u nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se oferta e kryeministrit nuk i plotëson kërkesat e grevistëve.

Komunikata e plotë e SBASHK-ut

Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se Sonte në orët e vona të mbrëmjes ( në ora 19 ) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.

Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijim më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë.

PËRGJIGJU