Leran: Vendimi i parë i koalicionit PVD dhe PDSH në KNSH kundër Këshillit të Arsimtarëve(dokument)

0

 

Këshilli Nacional i Shqiptarëve të udhëhequr nga PVD dhe PDSH ka sjellur vendimin e parë  lidhur me drejtorin e shkollës fillore “9 Maji” në Leran. Në këtë shkollë kanë konkuruar tre persona: Veton Saqipi, Enis Sejdiu si dhe Albiona Ibrahimi Rexhepi, ndërkaq këshilli arsimtarëve të kësaj shkolle ka votuar për kandidatin e parë Veton Saqipi me 55 vota për dhe 20 kundër, kandidatin e dytë Enis Sejdiu me 22 vota për dhe 53 kundër si dhe për Albiona Ibrahimi Rexhepi me 16 vota për dhe 59 kundër. Këshilli Nacional i Shqiptarëve KNSH me udhëheqësin e re të dalur nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2018 PVD dhe PDSH ka aprovuar përkundër Këshillit të Arsimtarëve të kësaj shkolle vetëm kandidaten Albiona Ibrahimi Rexhepi. Këshilltari i KNSH, si dhe kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti në rrjetin social ka deklaruar se ky është vendimi i parë dhe njëkohësisht Skandali i parë që bëhet nga KNSH-ja. Sipas Pajazitit, kandidatja Albiona Ibrahimi Rexhepi është njëkohësisht edhe kryetare e Organit Ekzekutiv të KNSH-së, gjithashtu për vendimin e kësaj udhëheqësia e KNSH-së nuk ka mbajtur seancë. Pajaziti ka shtuar se në mandatin e kaluar të gjitha kandidatët kanë marrur “mendimin pozitiv” nga KNSH-ja.

Kryetar i KNSH-së është zgjedhur Ragmi Mustafa (PVD), ish-kryetar i forumit rinor të PVD-së, me votat e PDSH-së, në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar. /presheva.com

 

PËRGJIGJU