Gjilani me plan operativ për ndalimin e taksive ilegal

0

 

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, përkatësisht Njësinë e Trafikut Rrugor kanë bërë planin operativ për ndalimin e operimit të taksive ilegal.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që nënkryetari Arbër Ismajli pati me komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, komandantin e Njësitit Regjional të Trafikut Rrugor, Ismajl Fejzullahu drejtorët komunal, Naser Korça, Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, sikurse edhe kryeshefin e ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve, Avni Hajrullahu.

Pas takimit, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se plani operativ do të filloj së implementuari nga nesër, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë me taksi ilegal për shkakun se në vazhdimësi inspektorët komunal, të asistuar nga policia, do të kontrollojnë për leje të operimit dhe në momentin që hasin në taksi ilegal, detyrohet që të gjithë të zbresin kudo që ndalen.

Në takim u tha se Komuna po punon në ndërtimin e vendkalimeve për autobusët dhe taksitë, ndërkaq u bëhet thirrje kompanive të transportit që të respektojnë oraret e nisjes, duke u peronizuar me kohë në Stacionin e Autobusëve.

Përfaqësuesit e policisë në Gjilan kanë shfaqur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në çdo kohë për Komunën e Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët./GJILANI.INFO/ ​

PËRGJIGJU