7.6 C
Gjilani
Monday, February 18, 2019
Ndërmarrjet publike për dy vjet humbën 44 milionë euro

Ndërmarrjet publike për dy vjet humbën 44 milionë euro

0

 

Ndërmarrjet Publike në Kosovë për dy vite i kanë humbur 44 milionë euro, pa i përfshirë këtu edhe subvencionet qeveritare, ndonëse kanë pasur të hyra prej 618 milionë euro.

Rreth 620 milionë euro të hyra nuk i kanë mjaftuar kompanive publike të Kosovës që t’i përmbyllin vitet pa humbje. Sipas një hulumtimi të gazetës “Zëri” përgjatë dy viteve (2016, 2017) kompanitë publike të Kosovës kanë raportuar humbje prej 44 milionë euro, ndonëse kanë pasur të hyra në vlerë prej jo më pak se 618 milionë euro.

Bazuar në një dokumentet që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se për të mbajtur “gjallë” 16 ndërmarrje publike (NP) sa operojnë në vend në formë të subvencioneve, këto ndërmarrje njëkohësisht Qeveria i ka përkrahur me 24 milionë euro.

“Qeveria përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka mbështetur me mjete financiare Ndërmarrjet Publike Qendrore e Lokale me buxhet të përgjithshëm prej 9.6 milionë euro, nga të cilat për projekte kapitale 4.6 milion euro ndërsa për implementim të politikave qeveritare – subvencione prej afro 5 milion euro, deri sa gjatë vitit 2016 janë përkrahur me 14 milionë e 562 mijë euro”, thuhet në raportin e vlerësimit të përformancës së Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

PËRGJIGJU

-->