Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicër?

0

 

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqi

Në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj. Në shtetin helvetik janë 122 grupe të mëdha të të huajve.

Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën 25% të të huajve, përcjell albinfo.ch.

Në bazë të këtyre të dhënëve, Zvicra është me të vërtetë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.

Shumica e të huajve në Zvicër (85.9%) janë nga Evropa. Pastaj janë nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania.

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia, përcjell tutje albinfo.ch.

Pra, në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë me 113 380 banorë.

Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.

Maqedonia është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin.

PËRGJIGJU