Ministri Matoshi në vizitë zyrtarë në Tallin të Estonisë

0

 

Me ftesë të Let’s Do It World, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi nga data 24.01.2019 deri me 27.01.2019 do të realizojë një vizitë zyrtarë në Tallin të Estonisë.

Gjatë kësaj vizite ministri Matoshi do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fushatën e pastrimit “World Clean Up Day 2018”, ku do t’i drejtohet pjesëmarrësve nga më shumë se 150 shtete të botës, e ku do të prezantojë angazhimet dhe të arriturat e Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në kuadër të vizitës ministri Matoshi do të pritet në takim nga udhëheqësit e fondacionit Let’s Do It World si dhe nga ministri i mjedisit të shtetit të Estonisë, Siim Kiisler, i cili njehërit është dhe president i i Asamblesë së mjedisit në Kombet e Bashkuara.

Ministri Matoshi këtë vizitë zyrtare në Estoni do ta shfrytëzoj edhe për të shikuar nga afër funksionimin e sistemit të kthimit të depozitave(shisheve të plastikës, qelqit dhe kanaçeve), duke marrë parasysh që Estonia është model i funksionimit të suksesshëm të këtij sistemi të cilin jemi duke përgatitur që të implementojmë edhe ne në Kosovë.

PËRGJIGJU