Ndërroi jetë profesori dhe gazetari, Tefik Selimi

0

Ka ndërruar jetë, sot, profesori dhe gazetari nga Gjjilani, Tefik Selimi, kurse për vdekjen e tij, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, përmes rrjetit social, Facebook.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Familjar miq dhe dashamirë, sot me datë 24.01.2019 ndërroi jetë babai jonë Prof. Tefik Selimi pas një sëmundje të rëndë që zgjati 3 muaj.
Peër datën e varrimit dhe kohën ju informojmë prapë”.

Profesori dhe gazetari, Tefik Selimi, ka lënë pas vete, numer të madh shkrimesh nga fusha e gazetarisë. Ai ka punuar dhe bashkëpunuar me disa nga gazetat të shkruara ditore vendore, kurse para se të sëmurej edhe me disa nga portalet lokale e qendrore.

Pas vete ka lënë po ashtu edhe libra, si dhe ka punuar profesor i gjuhës shqipe deri në pensionim./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU