Lëvizja për Reforma konfirmon vazhdimin e koalicionit me APN

0

 

Vendimi i  Këshillit Kombëtar Shqipëtar mbi dhënien e MENDIMIT për emërimin e drejtorit të shkollës në shkollën fillore në Leran të Preshevës, ka ngitur reagime edhe tek grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar të cilët këtë vendim e cilësojn si jo legjitim, mbajtjen e ndonjë mbledhje lidhur me dhënien e këtij MENDIMI e kundërshtojn kategoriksht.

Sali Salihi këshilltar i këtj kuvendi, njëherit bartës i listës së PD-së për kryetarë të KKSH-së i ka thënë Presheva.com se, Partia Demokratike ka marrë vendim që të marrë pjesë në të gjitha seancat e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptëar dhe ne si pjesë e KKSH-së nuk kemi marrë ftesë për seanc për të cilën flitet dhe mendoj se këtu është bërë një shkelje procedurale në dhënien e mendimit apo pëlqimit për drejtor. Kjo çështje e shqetëson Partinë Demokratike, thotë Salihu për faktin se qysh në fillim kjo përbërje e KNSH-së ka filluar të bëjë shkelje të procedurave duke vendosur në mënyrë arbitrare për personat të cilët janë politik.

Sipas tij këshilltarët e PD-së nuk kanë asgjë kundër kandidates e cila ka marrë mendim pozitiv nga ana e Këshillit Kombëtarë Shqip5tar, por është fakti se KKSH nuk e ka përfillur vullnetin e kolektivit të shkollës fillore në Leran. Sipas këshilltarit të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqipëtarë kjo nuk i kontribon aspak përmirësimit të kualitetit të procesit edukativ-oarsimor sepse çdo drejtorë duhet të punoj me atë kolektiv dhe nëse kolektivi nuk ia ka dhënë pëlqimin atëherë, thotë Salihu nuk do të kemi cilësi në arsim. Në fund këshilltari nga radhët e PD-së tha se, do të kërkojë në mbledhjen e radhës që ky mendim të rishqyrtohet dhe kjo praktikë nuk guxon të përsëritet./presheva.com/

PËRGJIGJU