Rritet importi nga Maqedonia dhe Shqipëria pas taksës 100 %

0

 

Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve serbe ka ndryshuar edhe tregtia në rajon.

Sipas asaj që shkruhet në mediat e Maqedonisë, ky shtet ka rritur eksportin për në Kosovë për 41 për qind, e këtë Serbia e ka quajtur ‘përfitim në fatkeqësinë Serbisë’, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ka rritur eksportin për në Kosovë.

Ngjashëm me ta, edhe Shqipëria eksportin për në Kosovë e ka rritur me 40 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë statistikore shqiptare ‘INSTAT’, eksporti i madh u regjistrua në industrinë e naftës dhe prodhimit të çelikut.INSTAT thotë se importi i mallrave shqiptare në Kosovë është rritur për 40 për qind që nga futja e taksës, sipas Agjencisë të Pavarur të Ballkanit (IBNA).

Në periudhën që mbulon nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën për 10 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ndërkohë, sektorët e tjerë nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga taksa, sepse produktet ishin pak a shumë të njëjta sikur një vit më parë.

PËRGJIGJU