Azizi apelon për kujdes në trafik

0

 

Për shkak të reshjeve të borës, gjatë ditës, shumica e rrugëve në rajonin e Gjilanit, janë vështirësuar për lëvizje të automjeteve, ka thënë, nënkoloneli, Shaban Azizi, zëvëndës drejtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

Sipas tij, për momentin rrugët janë të kalueshme, por nëse vazhdojnë reshjet edhe gjatë orëve në vijim, ka mundësi që lëvizja nëpër rrugët magjistrale, dhe ato rajonale, të vështirësohet edhe më tepër.

Ai ka thënë se vështirësi më të mëdha po shfaqen në magjistralen Gjilan – Prishtinë, afër fshatit Llabjan, dhe rrugës për në Novo Berdë.

Përkundër angazhimit të kompanive për largimin e borës nga rrugët, rreshjet e pandërprera nuk po lejojnë që të lirohen rrugët për një lëvizje me të sigurtë, thuhet në vijim.

Azizi ka apeluar tek qytetarët që lëvizin me vetura, t’i kenë të vendosura pajisjet e nevojshme për kushte të tilla të rrugeve, si: gomat e dimrit dhe zingjirët si dhe të kujdesen për shpejtësin dhe shikueshmerinë në rrugë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU