Rrugët kryesore të Gjilanit janë të hapura, Komuna apelon për kujdes të shtuar

0

 

Të gjitha rrugët kryesore në komunën e Gjilanit janë të hapura dhe ta kalueshme edhe në këtë moment kur reshjet e borës janë të pandërprera, megjithëse ka vështirësi.

Komuna apelon vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe t’i shmangen daljeve me vetura.

“Operatori ekonomik është vazhdimisht në terren për të hapur rrugët. Deri tani mund të them se të gjitha rrugët kryesore janë të hapura dhe të kalueshme, ani pse ka vështirësi. Ekipet tona do të vazhdojnë të jenë në terren, për t’iu mundësuar qytetarëvee qarkullim sa më të lehtë”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestar: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në kohë rekorde, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU