Propozimi aktual i pagave e krijon një llojë kantonizimi të vendit

0

 

Arben Mehmeti

Edhe shërbyesit civil komunal janë zyrtarë të shtetit që punojnë 8 orë në ditë dhe se pagat e tyre janë shumë të vogla.

Mos harmonizimi i pagës së tyre me kategori tjera shtetërore është një llojë i subvencionimit të korrupsionit në institucionet shtetërore nga vetë shteti andaj institucionet kanë obligim dinjitetin edhe të kësaj kategorie të zyrtarëve publik dhe vetëm trajtimi i drejtë parandalon keqpërdorimin e detyrave zyrtare në institucione.

Mos të nënçmohet kjo kategori sepse ata në çdo kohë punojnë,janë pasqyrë e shtetit dhe flasin në emër të shtetit të Kosovës dhe shumica absolute nuk merren me punë tjera sepse nuk kanë mundësi pasi 8 orë janë në vend të punës.

Pagat dikujt duhët të i zvogëlohen nga se janë jashtë standardeve të vendit tonë dhe disa kategorive të i rriten duke përfshi edhe mësimdhënësit.

Nuk duhët shërbyesit e shtetit të dallohen shumë në paga kur kanë një përgaditje dhe punë afërsishtë të njejtë sepse ky nuk është kurrfar standardi as vendor e as ndërkombëtar.

Ligji i pagave duhet të i nivelizoj pagat dhe jo të diskriminoj shërbyesit publik duke krijuar shkallshmëri aq të lartë dhe të paparë deri më tani në paga: 1 me 5 paga, 1 me 4 paga, 1 me 3 paga nuk duhet të tolerohet në këtë ligj sepse po bëhet një kategorizim që cenon dinjitetin personal dhe institucional të vendit tonë.

Propozimi aktual i pagave e krijon një llojë kantonizimi të vendit sepse ligjet vlejnë për t’u respektuar dhe për të trajtuar drejtë dhe në mënyrë të barabartë të gjithë padallim.

PËRGJIGJU