Realizimi i dobët i investimeve kapitale

0

 

Mezi 197 milionë euro ka shpenzuar Qeveria për projekte kapitale në vitin 2018-të, tregojnë të dhënat për realizimin e buxhetit për vitin e kaluar.

Kjo është vetëm 65,5% nga 300 milionë eurot për investimet kapitale të parapara me rishikimin e buxhetit. Nëse krahasohet me 395 milionë eurot e planifikuara fillimisht, realizimi bie në mezi 50%.

Realizimi më i madh i investimeve kapitale ishte në muajin dhjetor me gjithsej 56,3 milion euro. Muaji më i dobët ka qenë janari kur janë realizuar vetëm 4,6 milionë euro.

Pikërisht realizimi i dobët i investimeve kapitale ishte shkak për rishikimin e buxhetit kah fundi i tetorit, ku nga kjo normë u shkurtuan 100 milionë euro. Nga Qeveria presin që pas rishikimit, realizimi i projekteve kapitale të jetë mbi 80 për qind.

PËRGJIGJU