Arrestohen babë e birë nga Presheva për fshehjen e 13 shtetasve afgan

0

 

Për shkak të dyshimit se në shtëpinë e tyre në komunën e Preshevës kanë fshehur 13 migrant nga Afganistani, policia ka arrestuar 56 vjeçarin dhe djalin e tij 27 vjeçar.
V.Sh dhe F.Sh dyshohet se kanë kryer vepër penale për kalim të palejuar të kufirit dhe trafikim njerzish.

Siç njofton policia, transmeton presheva.com, në shtëpi të tyre kishin fshehur 4 Afgan dhe në objektin ndihmës edhe 9 të tjerë.

Të dyshuarve iu është caktuar 48 orë mbajtje dhe pas dëgjimit nga prokurori në Vranjë iu caktua paraburgim prej 30 ditësh.(presheva.com)

PËRGJIGJU