Komuna e Vitisë shpallë sportistët dhe artistët të vitit 2018

0

 

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mbrëmë, në Viti, është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve në fushën e Kulturës dhe Sportit për vitin 2018. Me këtë rast artisti i vitit është shpallur valltari, Patriot Osmani, kurse sportist i viti është shpallur, Festim Alidema.

Ndërkaq çmimi i publikut për artistin e vitit 2018 e ka marrë këngëtarja e re, Djellza Nuhiu e sportisti i vitit nga publiku vitias është përzgjedhur sportisti, Taulant Qosa. Ansambli më i mirë është shpallur “Dasma” nga Pozherani.

Ndërkaq, si klubi më i mire është shpallur Klubi i Pingpongut “Vitia”, trajneri më i suksesshëm Hazir Alidema, për vepër jetësore është nderuar, Jakup Jahiri, kurse çmimet speciale në fushën e sportit i kanë marrë: Drilon Ibrahimi, Urata Rama, Lumturia Rama, Edon Rexhepi dhe Granit Halili. Ndërsa, vullnetarja e vitit 2018 është shpallur Sadie Lutfiu.

Përndryshe me një fjalë rasti të gjithë të pranishmeve ju është drejtuar zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milot Lala, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU