Hapen edhe dy shkolla shqipe në Kantonin e Cyrihut

0

 

Një lajm i mirë për të gjithë prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat shqipe.

Kryetari i LAPSH në Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj, ka njoftuar se në këtë vit, janë hapur edhe dy pika shkollore në Kantonin e Cyrihut, shkruan albinfo.ch.

Pika e parë është hapur në Schulhaus Triemli të Cyrihut, ku janë regjistruar 13 nxënës. Ndërkohë, pika e dytë është hapur në Schulhaus Zihl – Buchs Cyrih, ku janë regjistruar dhjetë nxënës shqiptarë, shkruan tutje albinfo.ch.

Këto pika shkollore sigurisht se do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit që t’i dërgojnë fëmijët të mësojnë shqip në shkolla shqipe, dhe të mos e harrojnë gjuhën, por edhe traditat shqiptare.

PËRGJIGJU