Dua Lipa merr vëmendjen në promovimin e “Alita: Battle Angel”

0

 

Këngëtarja Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e publikut në natën e promovimit të “Alita: Battle Angel”.

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë, Dua Lipa, e ka rrëmbyer vëmendjen në promovimin e projektit filmik “Alita: Battle Angel”.

Dua është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, e cila titullohet “Swan Song”, dhe është publikuar para një jave.

Në Londër filmi “Alita” pati premierën e tij të madhe para pak ditësh e në mbrëmjen e së martës, u dha premierë edhen ë Los Angeles, të Kalifornisë.

Dua Lipa e cila ishte po ashtu e pranishme, ka marrë vëmendjen e veshur me një fustan ngjyrë ari.

Duhet theksuar se kënga “Swan Song” është pëlqyer mjaft shumë nga publiku dhe aktualisht në Youtube ka grumbulluar 13 milionë klikime.

PËRGJIGJU