Kryetari Kastrati në takim me përfaqësuesit e CNVP-së

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati sot pati një tryezë diskutimi së bashku me përfaqësuesit e Organizatës “Ndërtimi i një ambienti më të gjelbruar ekonomik” (CNVP), me temën “ Analiza dhe zhvillimi i mëtejshëm i modeleve të sisteme të decentralizuara të ngrohjës, përmes përdorimit të biomasës drusore”.

Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimit të praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve për zhvillimin e ngrohjes dhe ndikimin e saj në shëndetin e qytetarëve.

Poashtu kryetari Kastrati tha se së bashku me ekspertët e kësaj fushe kanë diskutuar rreth kësaj teme.

“Jemi shumë të interesuar ta zhvillojmë ekonominë rurale dhe ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë”, tha kreu i komunës./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU