Ja ku pritet të përfundojë ylli i Kosovës

0

 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës holandeze Willem II.

Lajmi është konfirmuar nga mediet holandeze, të cilat bëjnë me dije se drejtuesit e Willemit e kanë nxjerr Avdijajn në shitje.

Avdijaj në fund të muajit dhjetor është suspenduar nga klubi për shkak të thyerjes së rregullave dhe gjithashtu muajin e shkuar është larguar nga kampi stërvitor në Spanjë për shkak të lëndimit të gjurit.

Sipas gazetës holandeze Brabant Dagblad, Avdijaj – i cili në 19 ndeshje për Willem II i ka regjistruar tetë gola dhe gjashtë asiste – momentalisht ndodhet në Gjermani në kërkim të një klubi të ri, transmeton insporti.

E ardhmja e Avdijajt po ashtu mund të jetë në Rusi, Poloni, Suedi, Zvicër ose SHBA pasi janë ligat e vetme ku afati kalimtar është ende i hapur.

PËRGJIGJU