Pritet në takim Christoph Aste, përfaqësues nga Zyra e Inxhinierisë për Energji të Ripërtrishme, Pylltari dhe Industri të Drurit

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspektorat, Ramadan Basha dhe Zyrtarin për Efiçiencë Burim Krasniqi pritën në takim përfaqësuesin nga Zyra e Inxhinierisë për Energji të Ripërtrishme, Pylltari dhe Industri të Drurit, Christoph Aste.

Në këtë takim u diskutua për mundësi ndërtimi të një impianti që shfrytëzon biomasën drusore për sistem të ngrohjes.

Kreu i Komunës tha se gjatë këtij takimi ata ranë dakord që fillimisht të bëhet testi i fizibilitetit.

“Pas përfundimit të kësaj faze do t’i kemi të gjitha të dhënat rreth sasisë së drunjëve të shpenzuar për ngrohje në institucionet publike në Kamenicë”, tha kryetari Kastrati.

Ndër të tjera ai deklaroi se do të shikohen edhe mundësit e tjera të këtij investimi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU