Vuçiç në Bujanoc e pranon ndarjen e Luginës?

0

 

Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Bujanoc në kuadër të kampanjës “E ardhmja e Sërbisë”, jo rastësisht në qendër të qytetit i ka thënë qytetarëve serb se shteti do të investojë në pjesën lindore, gjegjësisht në vendbanimet serbe në anën lindore të autostradës, duke shtuar se “duhet ta keni të qartë përse nuk mund të sjellim investitorë të mëdhejë në komunën e Bujanocit, edhe pse do të mundohemi të bëjmë diçka në këtë drejtim, për të punësuar 400-500 persona por jo edhe më shumë” ka thënë Vuçiç, përcjell Presheva.com.

Presidenti serb i ka bërë thirrje të rinjëve në fshatin Levosovë duke i kërkuar që mos të largohen nga vendlindja e tyre me premtimin se do të investohet në këtë vendbanim i cili është i fundit në drejtim të kufirit me Kosovën, etnikisht i pastërt me sërbë. Vuçiç në Levosovë dhe Bujanoc është pritur nga zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiç dhe kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviç. Në kërksë të banorëve të fshatit Klenik për asfaltimin e një rruge me gjatësi prej 3 kilometra, për të cilën banorët akuzuan zëvendës kryetarin Arsiç se po investon vetëm në pjesët tjera, presidenti i Sërbisë i premtoi se brenda 10 ditëve do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge. Vlenë të theksohet se burimet nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit, kanë bërë të ditur se, kryetari Kamberi është në një udhtin zyrtarë dhe se nuk do ta pres presidnetit Vuçiç edhe përkundër njoftimit që Iiështë dërguar kabinetit Kamberi për vizitën në komunën e Bujanocit.(presheva.com)

 

PËRGJIGJU