Dyshohet se qindra agjentë kinezë dhe rusë po veprojnë në Bruksel

0

 

Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se qindra agjentë rusë dhe kinezë të inteligjencës janë duke zhvilluar veprimtari të fshehtë.

Shërbimi për Veprime të Jashtme i Bashkimit Evropian ka vlerësuar se rreth 250 agjentë të fshehtë nga Kina dhe Rusia ndodhen në Bruksel. Lajmin për këtë e ka publikuar gazeta gjermane, “Welt am Sonntag”, e cila ka siguruar të dhëna nga diplomatët e Bashkimit Evropian.

Bazuar në këtë raport, diplomatët dhe ushtarakët e Bashkimit Evropian janë këshilluar të qëndrojnë larg disa pjesëve të qytetit të Brukselit, përfshirë një restorant dhe një kafene që ndodhen afër ndërtesës kryesore të Komisionit Evropian.

Sipas këtij raporti, agjentët kinezë dhe rusë të inteligjencës kryesisht punojnë në ambasada ose misione tregtare të vendeve të tyre në shtetet e huaja, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

PËRGJIGJU