Vëllaznimi i Gjakovës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot mundi Dritën, me rezultat 1-0.
Kuqezinjtë e Jakovës dhe gjilanasit u përballen në stadiumin e qytetit të Gjakovës, në një sfidë tejet interesante.
Tun Bardhoku shënoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit.
Ndërkaq, ndeshja tjetër mes Kikës dhe Ballkanit, ka shkuar në vazhdim pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.