Karateistja Gërvalla fitoi medaljen e bronztë në Evropianin U-21

0

 

Edhe një medalje evropiane e fituar nga karateja në kampionatin evropian, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës, për grupmoshat U-21, junior dhe kadet.

Këtë herë, Albulena Gërvalla, ka fituar medaljen e bronztë për U-21, kategoria deri në 55 kilogramë.

Deri tek medalja e bronztë, karateistja jonë erdhi përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë.

Dy ditë më parë, edhe Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë.

Kombëtarja e karatesë po paraqitet në evropian me 25 garues.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Albulenës dhe gjithë komunitetit të karatesë

PËRGJIGJU