Xhaferi, për vizitë zyrtare në Slloveni

0

 

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Në përbërje të Delegacionit janë edhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Frosina Tashevska Remenski, nënkryetare dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Nada Cipusheva, kryetare e Grupit për bashkëpunim dhe Shpresa Hadri, po ashtu anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës kreu i Kuvendit Xhaferi do të takohet me Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.

Përveç kësaj, do të takohet me anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme, Komitetit për Çështje të BE-së, Komitetit të Mbrojtjes, Grupit të miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Në Programin për vizitë është paraparë edhe fjalim para deputetëve të Kuvendit Shtetëror dhe takim me koordinatorët e grupeve parlamentare.

PËRGJIGJU