Drejtori Nijazi Lutfiu dhe profesoresha Filloreta Arifi vlerësohen si punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim drejtorin e Shkollës Teknike Profesionale “Januz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiun dhe profesoreshën Filloreta Arifi Rexhepi, të cilët janë vlerësuar si punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në ngritjen e cilësisë në arsimin e komunës së Vitisë.

Drejtori Lutfiu, dhe profesoresha Filloreta Arifi, janë vlerësuar për respektim të punës dhe angazhimit për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke inkurajuar të gjithë për të ndjekur shembullin e tyre./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU