Era Istrefi publikon trailerin e klipit të ri “Selfish”

0

 

Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar.

“Selfish” mban titullin kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

 

PËRGJIGJU