Rrokullisja e autobusit, 20 persona janë transportuar në spital

0

 

Rreth 20 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në ora 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, janë transportuar deri më tani në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu  si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, njofton AlsatM.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit.

Po ashtu, mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin. Autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikë pagesës së parë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët për rreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës,  me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

PËRGJIGJU