Rashica shkëlqen në Gjermani, kërkohet nga skuadra e Premier Ligës

0

 

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica po shkëlqen në fanellën e Werder Bremen në Bundesliga.

Ish-lojtari i Vushtrrisë ka shënuar dy gola për Bremenin në fundjavë, kurse “CalcioMercato” raporton se interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra angleze, Crystal Palace.

22-vjeçari ka bërë karrierë të suksesshme edhe në Holandë ku për tri vite për Vitessen regjistroi 83 paraqitje dhe shënoi 13 gola.

PËRGJIGJU