Greqia synon të bëhet partneri kryesor strategjik i Maqedonisë së Veri

0

 

“Synimi ynë është të bëhemi partneri kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe përforcimin e bashkëpunimit në Ballkan, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Evangelos Apostolakis në intervistën për edicionin javor të gazetës greke ‘Katimerini`”.

Në intervistën e parë pasi e ndërmori funksionin ministër i Mbrojtjes, Apostolakis sqaron se nëse Greqia e jep kontributin e saj në transformimin e ushtrisë tonë kjo mund ta parandalojë ndikimin e kandidatëve të tjerë rajonalë.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO krijojnë parakushte për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me vendin fqinj në sferën e mbrojtjes duke i përforcuar marrëdhëniet e ndërsjella dhe duke siguruar më shumë përfitime që nuk kufizohen vetëm me sektorin e Mbrojtjes”.

“Gjegjësisht, kontributi ynë potencial në transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut do t’i largojë kandidatët e tjerë rajonalë të cilët mund të nxjerrin ndonjë përfitim dhe të bëjnë ndikim ndaj fqinjit. Synimi ynë është vendi ynë të bëhet partneri ynë strategjik kryesor i Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe përforcimin e bashkëpunimit të Ballkanit”, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë për “Katimerini”, “Synimi ynë është të bëhemi partneri kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe përforcimin e bashkëpunimit në Ballkan, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Evangelos Apostolakis në intervistën për edicionin javor të gazetës greke ‘Katimerini’”.

PËRGJIGJU