Novobërdë: KFOR-i Amerikan dhe Policia e Kosovës dhurojnë lodra për nxënësit e shkollës në Jasenovik

0

 

KFOR-i Amerikan në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka shpëndarë dhurata dhe lodra të ndryshme për nxënësit e shkollës fillore, të fshatit Jasenovik të Komunës së Novobërdës, shkollë kjo, në të cilën mësojnë nxënës të etnive të ndryshme.

Në këtë event që është mbajtur në hapësirat e kësaj shkolle të pranishëm kanë qenë edhe kleri nga komuniteti mysliman dhe ortodoksë, prindër, arsimtarë, drejtoria e shkollës, si dhe nxënësit që i kanë dhanë shije dhe begati kësaj ngjarje me recitime të mrekullueshme.

Në fund të gjithë fëmijët janë gëzuar me lodra dhe dhurata të ndryshme.

Policia e Kosovës, KFOR-i, si dhe faktorët tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë janë të përkushtuar që të punoj sa më tepër me nxënësit e të gjitha etnive dhe niveleve për të krijuar siguri dhe ambient prosperues për të gjithë./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU