Maliqi zbulon se kush do të stilojë veshjen e saj në `Eurovision`

0

 

Jonida Maliqi do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

“Ktheju tokës”, titullohet kënga me të cilën këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi do të prezantohet në Eurovision.

Një pjesë e rëndësishme e performancës në skenën e Eurovisionit është edhe veshja që artistja do të zgjedhë, për të cilën Jonida u shpreh se do veshë diçka me motive etnike.

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Maliqi zbulon se për veshjen e saj do të përkujdeset, Ardi Asllani.

“Unë do të zbuloj për ju stilistin e famshëm që kam zgjedhur. Është një djalë shqiptar që punon shumë bukur teknikat popullore. Ardi Asllani do të më veshë në Eurovision”, thotë Jonida.

PËRGJIGJU