Oppo njofton telefonin me kamerën që sjell 10x zmadhim

0

 

Prodhuesi i telefonave kinez Oppo thotë se ka zhvilluar një sistem kamerash që do të sjellë zmadhim 10x pa humbje të kualitetit për telefona. Por nuk mund ta blejmë atë ende.

Oppo ka përdorur ngjarjen për shtyp të Mobile World Congress për të shpjeguar se si do të funksionojë kamera e re dhe për të njoftuar se do të jeni në gjendje të keni telefonin e parë me teknologjinë e zmadhimit 10x në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sistemi përdor tri kamera:
Një kamerë primare 48MP
Një kamerë ultra-të-gjerë me gjatësi fokale 16mm
Një kamerë telefoto me gjatësi fokale prej 160 mm

Me fjalë të tjera, mund të merrni imazhe 10 herë më afër duke përdorur lenten telefoto në krahasim me lenten ultra të gjerë.

PËRGJIGJU